27.2 C
Mitrovice
E hënë, 8 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Më ngjanë që të gjithë ne të gjallët jemi fëmijë të Adem Jasharit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në akademinë përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së, tha se shpeshherë i ngjanë që të gjithë të gjallët sot, janë fëmijë të kryekomandantit Adem Jashari.

Kurti, më tej ka kërkuar falje për lëshimin që e bëri dje ku tha se Besarta Jashari është vajza e kryekomandantit Adem Jashari.


“Fillimisht më lejoni t’u kërkojë falje që në tekstin e fjalimit të djeshëm në kuvendin e Republikës më është përvjedhur një gabim dhe kam thënë që Besarta është vajza e kryekomandantit Adem Jashari në vend se të them se Hamzë Jasharit”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se pikërisht në Epopenë e UÇK-së, vitin e kaluar deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci, e kishte ngatërruar Rifat Jasharin me kryekomandantin Adem Jashari.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT