Kreu i VV-së, Albin Kurti në ‘New Bugajski Hour’ ka folur për koalicionin e mundshëm me LDK’në dhe mos përfshirjen e Listës Serbe në Qeveri.
“Bërthama e koalicionit do të jetë LDK- VV. Duhet të përfshihen edhe pakicat serbe sepse duam të kemi Qeveri gjithëpërfshirëse. Nuk duam që Qeveria jonë të varet prej Listës Serbe si në të kaluarën. Kemi harmonizuar qëndrimet tona në disa fusha. Po synojmë të kemi 12 ministri me LDK-në. Ka një reformë administrative për të cilën kemi rënë dakord. Do t’ju japim detyra atyre që punojnë. Nëse ndonjë sektor është i mbingarkuar, t’i bartim në një sektor tjetër”.
Për Listën Serbe, Kurti thotë se është vegël e Beogradit, e jo parti.
“Problemi im me Listën Serbe është sepse nuk është parti, por gjithmonë ka qenë instrument i Beogradit. Presion i tyre përmes Listës Serbe. Vegël e tyre. Kjo ka rezultuar me mashtrim të madh.Zingjir negative që ka lidhur duart e qytetarëve serbë në Kosovë. Organizatat ndërkombëtare dijnë më mirë se unë se cka ka ndodh në zgjedhjet e tetorit për vjedhjen e votave nga Lista Serbe, dhe duhet ta adresojnë këtë organizatat ndërkobmëtare”.