8 C
Mitrovice
E diel, 25 Janar, 2026
spot_img

Kurti liron nga detyra zëvendësministrin Dugolli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka liruar nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Enver Dugollin.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se lirimi i Dugollit nga detyra është bërë me kërkesë të tij.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli. Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.



Më herët, Dugolli kishte deklaruar se është i gatshëm ta pranojë pozitën e ministrit të Mbrojtjes, por këtë pozitë Kurti ia ka besuar Armend Mehajt.

TË FUNDIT

TË FUNDIT