-1.1 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kurti kundër tërheqjes së parave nga Trusti: Nuk e zgjedhin problemin

Kryeministri Albin Kurti ka dalë sot hapur kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti duke thënë se kjo nuk e zgjedh problemin e qytetarëve.

Ai ka thënë se edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtarë kanë deklaruar se tërheqja e një përqindje nga Trusti kanë dhënë mendim të njëjtë.

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se është PDK-ja e cila ka iniciuar ndryshimin e ligjit për tërheqjen e një pjese të Trustit. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT