16.1 C
Mitrovice
E enjte, 23 Tetor, 2025
spot_img

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në botë për të investuar, e para në rajon

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në botë për të investuar, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve, të publikuar nga organizata Henley.

Ai tha se sipas këtij indeksi, Kosova renditet në vendin e 26-të nga gjithsej 226 shtete të përfshira në vlerësim, duke u pozicionuar e para në rajon dhe përpara disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Ky rankim i Kosovës është dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe fuqizimit të sundimit të ligjit dhe sigurisë, sektorë të cilët bëjnë të mundur që të kemi ambient të përshtatshëm për të bërë biznes dhe të ofrojmë mundësi për investim në shumë fusha”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se ky vlerësim vjen vetëm disa muaj pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e hoqi Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti, si dhe pak ditë pasi i njëjti institucion vlerësoi se vendi do të ketë edhe për këtë vit rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

“Përkundër krizave globale dhe sfidave të shumta nga faktorë të jashtëm, shteti ynë vazhdon të forcohet, të ofrojë kushte më të mira për zhvillim socio-ekonomik dhe investime të sigurta”, ka shtuar Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT