22.2 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti Komisionerit Varhelyi: Ka nevojë që BE të angazhohet më shumë me Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Komisionerin e BE’së për Zgjerim Oliver Varhelyi në kuadër të Samitit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që po mbahet në Londër.

Sipas një njoftimi të ZKM’së, Kurti ka theksuar “se zhvillimet e fundit në Evropën Lindore e kanë bërë të qartë nevojën për angazhim më të madh me Kosovën në kuptim të bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërkombëtar dhe integrimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ai e dënoi pushtimin dhe agresionin ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”.


Pastaj Kryeministri ka njoftuar se në takim është folur edhe për infrastrukturën dhe energjinë.

“Sa i përket projekteve infrastrukturore dhe vlerës së tyre të lidhshmërisë, kryeministri Kurti veçoi autostradën Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës dhe atë për në Leshak. Ndërkaq në lidhje me energjinë kryeministri Kurti foli për punën në hartimin e Strategjisë për Energji, synimet për tranzicion të drejt energjetik, planet për ngritjen e kapaciteteve prodhuese nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, dhe projektet për rritjen e efiçiencës energjetike”, thuhet në komunkatë.

Tutje ZKM thekson se në takim ëshhtë folur edhe për reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut si dhe për veprimet e fundit të qeverisë në shërbim të krijimit të një sistemi dual të edukimit që lidh tregun e punës me sistemin e arsimit.

“Komisioneri Varhelyi dha mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në fusha dhe projekte të përbashkëta” thekson njoftimi i ZKM

Bëhet e ditur se në këtë takim Kurti është shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT