Eva Palatova, Shefe e Zyrës së BE-së tha se Kosova nuk mund “thjesht ta marrë” automatikisht statusin e kandidatit për BE.
“Ju duhet t’i bindni 27 shtetet anëtare”, deklaroi ajo, në praninë e Albin Kurtit, Kryeministër në detyrë.
Sipas saj, BE pret zgjedhje të lira dhe institucione funksionale pas procesit zgjedhor.
“Kosova është dhe duhet të mbetet një demokraci e gjallë”.
Palatova kërkoi edhe avancim të reformave dhe dialogut.
“Ne llogarisim në zbatim me mirëbesim.”
Ajo theksoi se shtetet e BE-së po përcjellin trajtimin e komuniteteve joshumicë dhe stabilitetin institucional në Kosovë.





