26.6 C
Mitrovice
E martë, 22 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kurti i lë pa punë koordinatorët, merret vendimi për shkarkimin e tyre

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti, është marrë vendim që të shfuqizohen disa vendime të marra nga Qeveria Haradinaj.

Kësisoji kabineti i Qeverisë Kurti ka marrë vendim për shkarkimin e koordinatorëve nacionalë, pozitë kjo që u konsiderua se u shpik gjatë qeverisjes së PAN-it për të rehatuar njerëz, shkruan Reporteri.net.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti është marrë vendim për shkarkimin e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike, Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport, Udhëheqësit të projektit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve Endacakë, Koordinatorit kundër Ekstremizmit, Koordinatorit Nacional për Integrim dha Anëtarësim në NATO dhe Shefit të Taskforcës kundër Narkotikëve.

Kujtojmë se disa nga këta koordinatorë u dorëhoqën nga këto institucione, kurse shumica deri në ditët e fundit morën rroga e punuan si koordinatorë. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT