1.8 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Kurti i kthehet retorikës së luftës: Mund të kemi invazion nga Serbia, por gjasat e vogla

Albin Kurti përsëri është kthyer të flasë për temën që më së shumti e përdori gjatë mandatit të parë si kryeministër. Edhe një herë kryeministri në detyrë paralajmëroi për rrezikun nga Serbia.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kurti foli për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke vënë theksin te lidhja e ngushtë mes Beogradit dhe Moskës.

Kurti tha se Serbia ka vendosur 48 baza të avancuara operative rreth kufirit të Kosovës, një fakt që ai e cilësoi si rrezik potencial për një lloj invazioni. Megjithatë, sipas tijm probabiliteti për një veprim të tillë mbetet i ulët, për sa kohë që nuk ka një urdhë të drejtpërdrejtë nga Rusia.

“Ajo që ne rrezikojmë është një lloj invazioni nga Serbia. Ata kanë 48 baza të avancuara operative rreth vendit tonë, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Probabiliteti është shumë i ulët, përveç nëse Kremlini i urdhëron për diçka,” u shpreh Kurti.

“Nuk mendoj se Beogradi zyrtar mund t’i bëjë ballë me guxim Presidentit despotik Putin dhe t’i thotë ‘jo’ çfarëdo lloj urdhri që mund të marrin nga ai për të destabilizuar rajonin,” shtoi ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT