25.8 C
Mitrovice
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kurti i krahason me nomadët deputetët që s’po votojnë në Kuvend: Kështu janë, s’dëshirojnë të kenë shtëpi

Kryeministri në detyrë, deputeti i VV-së, Albin Kurti ka thënë se ka marrë pjesë deri tani në të gjitha seancat për konstitumin e Kuvendit, dhe se partia që ai drejton shkon në seancë për të votuar, dhe për të votuar për kandidaten e propozuar për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiun.

Ai tha se janë deputetët e opozitës ata që po e pengojnë konstituimin e Kuvendit në mënyrë brutale.

Sipas tij, Kosova qeveri dhe Kryeministër ka, por ajo që po i mungon është “shtëpia e deputetëve”- Kuvendi.

“Ne shkojmë aty që ta konstituojmë Kuvendin, dhe ndaj votojmë për. Synimi është që Ksoova të ketë Kuvend, dhe nga ai të dal qeveria. E dimë pse po shkojmë. po shkojmë që të votojmë. Së pari komisioni që e organizon zgjedhjen e fshehtë, dhe pastaj Albulena Haxhiun për Kryetare”.

“Fatkeqësisht deputetët opozitarë po e pengojnë votimin e këtij komisioni në mënyrën më brutale duke pamundësuar kuorumin. Ata që spo votojnë është mirë ti pyesni pse po vijnë, unë e di pse po shkoj. Skam munguar asnjëherë. Kosova ka qeveri, ka kryeministër në detyryë, ajo që i mungon është Kuvendi, është shtëpia e përfaqësuesve të popullit, e deputetëve, por disa deputetë s’po dëshirojnë shtëpi të tyre”, tha Kurti.

Madje, ai i quajti edhe deputetët e opozitës deputetë nomadë, pasi siç tha ai janë disa prej tyre që s’duan të kenë shtëpi, e nomadët Kurti tha se kështu janë

“Tash për tash ata janë në fazën që Republika e Kosovës të ketë Kuvend të Republikës. Nuk ka Kuvend që i nevojitet ndonjë deputeti sikurse atyre opozitarë. Deputetët opzitarë të cilët nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend, që ata të kenë shtëpi, ti quaj deputetë nomadik, pasi nomadët janë ata që s’dëshirojnë të kenë shtëpi”, tha Kryeministri në detyrë nga Podujeva ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të pishinës gjysmë-olimpike publike në këtë Komunë.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT