Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka falënderuar qytetarët për besimin, pasi shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Ai i falënderoi veçanërisht mërgimtarët që erdhën nga “çdo cep i botës” për të votuar.
“Mirëdita të dashur qytetarë, Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.
“Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike”, shtoi ai.
Kurti tha se “siguria e begatia do të shtohen.
“Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”.






