12.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kurti i bindur se nuk do të ketë dallim të madh në faturë pas shtrenjtimit të energjisë elektrike

Kryeministri Albin Kurti ka folur në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike për qytetarët që shpenzojnë më shumë se 800 kWh në muaj.

Kurti është shprehur i bindur se ky vendim nuk do të prek edhe aq shumë xhepin e qytetarëve, duke thënë se 70% e qytetarëve nuk shpenzojnë më shumë se 800 kWh në muaj në periudhën dimërore.

“Në rast të konsumit, duke llogaritur një raport 60:40, dallimi mes faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë 17%. Pra, 10 euro më shumë në muaj. Nga 69.35 euro, në 89.51 euro, një rritje prej 29% për qind apo 20 euro”, deklaroi Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se falë subvencionimit qytetarët nuk do të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike.

“Sipas të dhënave tona, bazuar në shpenzimet e vitit të kaluar, 70.4 përqind gjatë dimrit shpenzojnë më pak se 800 kWH në muaj. Gjatë muajve të ftohtë, falë subvencionimit, nuk do të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Gjatë muajve të verës, 89.2% shpenzojnë më pak se 800 kW në orë”, tha Kurti.

/Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT