7.5 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Mars, 2026

‘Kurti i bëri të gjithë armiq, Ramën, Trump-in, BE-në dhe nuk arriti të miqësohej me administratën Biden’

Gazetari Berat Buzhala, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke ia numëruar ‘armiqësitë’ e krijuar me aleatët kryesor të shtetit të Kosovës.

Përmes një status, Buzhala ia ka numëruar një nga një ftohjen e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me miqtë e saj tradicional, që a pas ardhjes së Albin Kurtit në krye të ekzekutivit.



Ai ka thënë se Kurti u bë armik i kryeministrit Edi Rama, BE’në dhe ish-presidentit Donald Trump si dhe nuk arriti të miqësohej me administratën Biden.

“Kurti u bë armik i kryeministrit shqiptar, u bë armik i Trump dhe nuk arriti të miqësohej me administratën Biden.
Ai u bë armiq në politikën rajonale dhe ai u bë armiq më BE. Tani tregon se ai e ka bërë armiq edhe popullin e Kosovës. Është fati i populistëve. Revolucioni të ha..” ka shkruar ndër të tjera Buzhala në Twitter.

TË FUNDIT

TË FUNDIT