28 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti e konsideron sukses dhe besim në Qeveri mbledhjen e tatimeve, i reagon Bajrami: PROPAGANDË, kemi paguar më shumë tatime se janë rritë çmimet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili gjatë një paraqitjeje në KTV, të dielën, ka thënë se suksesi më i madh i tij qeverisë është zhvillim ekonomik dhe mbledhja e tatimeve.

Bajrami këtë e ka qaujtur propagandë, pasi Kurti tha se njerëzit kanë paguar më shumë tatime shkak se i besojnë Qeverisë.

“Faktet përballë propagandës PROPAGANDË: Kurti po thotë, njerëzit kanë pagu më shumë tatime se po i besojnë atij, Martin Berishajt, Nagip Krasniqit, Ridvan Muharremit, Naset Hafizit e ktyne”, ka hënë Bajrami.

Më pas ajo tha se me statistika zyrtare mund të demantojë këtë propagandë.

“FAKT: Të gjithë kemi pagu më shumë tatime sepse tatimet janë përqindje e çmimeve, e çmimet për produktet që Kurti pat premtu me i liru janë rritë mbi 50%. Me tjerat s’po vazhdoj, po ndrroj kanal. Krejt këtë propagandë e sfidoj me të dhana zyrtare, të institucioneve të shtetit të Kosovës”, ka thënë Bajrami.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT