Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih.
Të tre liderët nga Kosova të premten kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance. Ajo që vërehet nga një video e publikuar në You Tube, pas përfundimit të fjalimit të zëvendëspresidentit Vance, vërehet se Kurti e Gërvalla nuk janë përshëndetur me Osmanin, shkruan Reporteri.net.
Presidentja Osmani që ishte e ulur në rendin e parë shihet duke ja bërë me dorë zëvendëspresidentit Vance, kurse Kurti ishte në rendin e dytë.
Në video nga minuta e 19:32 shihet se si liderët kosovarë nuk komunikojnë mes vete.