3.9 C
Mitrovice
E martë, 7 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Do të bëhet Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, secili do të tregojë sa ka pasuri

Kryeministri Albin Kurti gjatë një tubimi me qytetarë të mbajtur sonte në Mitrovicë përveç që foli për sukseset e Qeverisë së tij, ai përmendi edhe Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai tha se Byroja për konfiskimin e pasurisë do të bëhet, ndërsa shtoi se në mandatin e ardhshëm “patjetër duhet ta reformojmë me shpejtësi sistemin e drejtësisë”.

“Të dashur mitrovicas, deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Një herë Gjykata Kushtetuese na rrëzoi 5 me 2. Tash prapë është në Gjykatë Kushtetuese (Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme). Nuk kanë ku me shku më, do të bëhet Byroja, secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret”, tha Kurti.

Kujtojmë se PDK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese 13 projektligjet e miratuara nga Kuvendi në seancën e 05 dhjetor 2024, përfshirë edhe Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme me 62 vota ‘për’, në seancën e 05 dhjetorit 2024 pa praninë e ligjvënësve të partive opozitare. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT