Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur që gjysmën e pagës së tij ta dhurojë për luftën kundër koronavirusit.
Kurti do të ndajë nga paga e tij 684.34 euro për menaxhimin e situatës me COVID-19, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19”, ka shkruar Kryeziu. /Reporteri.net