6 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Kurti dhe Vitia përurojnë Shërbimin për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në QKUK

Sot është përuruar shërbimi për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në këtë përurim po merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte deklaruar rreth një muaj më parë se procesi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF) do të fillojë gjatë dhjetorit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas tij, ky shërbim do të ofrohet pa kosto në dy procedurat e para dhe me kosto shumë më të ulët pas këtyre dy procedurave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT