16.5 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Kurti del kundër idesë së AAK-së që secilit qytetar t’i ndahen nga 100 euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur propozimit të AAK-së për t’i dhënë secilit qytetarë të Kosovës nga 100 euro për të përballuar pandeminë Covid 19.

I pari i qeverisë tha se nuk janë ta gjithë të njëjtë në shoqëri, që të ndihmohen njësojë.

“Ne nuk jemi të gjithë të njëjtë në shoqëri që të ndihmohemi njësojë. Dikush ka nevojë për ndihma më shumë dhe më pak. Shteti ynë duhet të tregojë ndjeshmëri për këtë. Nuk besoj që një masë e tillë do të mund të ndihmonte në këtë kohë. Pako emergjente e qeverisë sonë, e prezantuar nga ministri Bislimi dhe nga ministrja Hajdari besoj është rruga e duhur për të ecur përpara”, tha ai.

Kurti kështu u shpreh gjatë vizitës së sotme në komunën e Kamenicës për të parë nga afër gje ndjen dhe masat e ndërmarra në parandalimin e pandemisë Covid 19.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT