22.5 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Aq lirë ka qenë çmimi i energjisë elektrike sa shumë qytetarë nuk e kanë ditur sa paguajnë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrik në Kosovë ka qenë aq i lirë, sa që sipas tij numër i madh i qytetarëve nuk e kanë ditur se sa paguajnë për të.

Kurti, sikurse edhe Zyra e Rregullatorit për Energji në propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, ka konstatuar se rritja e konsumit të energjisë elektrike që u vërejt në vitin 2021 është shkak edhe i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.

“Kurrë s’ka pasur numër më të madh të qytetarëve sesa në këto katër vite se nuk e dinë se sa paguajnë për energji elektrike, sepse as lirë ka qenë e se kanë ditur as sa paguajnë. Ka ndodhur pra tash rritja e çmimit të energjisë në tregun e jashtëm, e që është problem edhe për neve që jemi vend importues i energjisë.”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Kosovës.

“Në historinë e Kosovës, numër më të madh të qytetarëve që nuk e kanë ditur sa e kanë faturën, nuk ka pasur. Nuk po them që shumica janë të tillë, por numër më të madh nuk ka pasur”, tha ai.

ZRRE-ja, në raportin konsultativ ku propozonte shtrenjtimin e energjisë elektrike, theksonte se struktura tarifore e ndryshuar në vitin 2017 ka pasur ndikim të konsiderueshëm negativ në sistem, duke rezultuar në rritjen e kërkesave për rrymë dhe rrjedhimisht, shpenzimeve në blerjen e energjisë elektrike./Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT