11.8 C
Mitrovice
E enjte, 24 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Kurti: 95% e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, së shpejti pa pagesë dhe rikonstruktimi i gjirit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nga ky vit, 95 përqind e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, derisa tha se së shpejti do të ofrohet pa pagesë edhe rikonstruktimi i gjirit që bëhet pas trajtimit, shkruan Reporteri.net.

Ky shërbim tha se aktualisht kushton mijëra euro në sektorin privat.

“Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit rreth sëmundjes së kancerit të gjirit por edhe muaj i solidaritetit dhe mbështetjes ndaj të gjithë atyre që përballen me të. Një në tetë gra diagnostikohen me këtë sëmundje, por ka rastet kur ajo shfaqet edhe te burrat, ndonëse shumë më rrallë. Nga ky vit, mamografia bëhet falas në gjithë territorin e Republikës sonë. 95% e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, ndërkaq rikonstruktimi i gjirit që bëhet pas trajtimit, së shpejti do të jetë shërbim që do të ofrohet pa pagesë në spitalet tona publike, e që kushton mijëra euro ne sektorin privat”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, për dallim nga vitet tjera, në vitin 2024 mbi 52% e rasteve që janë diagnostikuar në faza të hershme.

“Prandaj edhe motoja “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” me të cilën sot bashkë me presidenten Osmani, ministrin e Shëndetësisë Vitia, drejtues të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, diplomatë të vendeve mike, aktivistë e qytetarë bëmë ecjen tradicionale në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit”, ka thënë Kurti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT