Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim në Facebook lidhur me nisjen e ndërtimit të dy urave në Mitrovicë, duke premtuar përfundimin e punimeve në vjeshtë.
Në postimin e tij, Kurti ka theksuar se ndërtimi i dy urave do të kontribuojë në rritjen e infrastrukturës dhe lidhjen e qytetit. Ai gjithashtu ka dhënë detaje mbi projektet, duke treguar se do të bëhen dy ura të reja përgjatë lumit Ibër.
“77 ura janë gjithsej përgjatë lumit Ibër. Prej tyre, 35 janë në Kosovë. Në vjeshtë bëhen 37, sepse punimet për ndërtimin e dy urave të reja nisën sot në Mitrovicë”, ka shkruar Kurti.
“Njëra urë do të jetë për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, me gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra, nga të cilat 3 janë trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët). Ura tjetër, që do të shërbejë vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë gjatësi prej 41 metra dhe gjerësi prej 37 sosh.”, tha tutje ai.
Kurti ka sqaruar gjithashtu se këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës, me një vlerë totale që afrohet 3 milionë euro.