Një postim i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për koalicionin me VV-në, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.
Ndër të tjera, Haziri tha se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyreve të LDK-së, shkruan lajmi.net.
Madje, ai i dha edhe një mesazh të qartë Kurtit duke i thënë se vetëm një parti e vetme në Kosovë, nuk mund ta formojë Qeverinë.
Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha, më së shumti tek simpatizantët dhe zyrtarët e rangut më të ulët të Vetëvendosjes.



