6.8 C
Mitrovice
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Kur do të luhet finalja mes Italisë dhe Anglisë?

Itali vs Angli do të jetë finalja e Kampionatit Evropian.

Anglia e ka eliminuar Danimarkën për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori.



“Tre Luanët” vuajtën shumë në gjysmëfinale kundër Danimarkës, sfidë që u zhvillua në “Wembley”. 90 minuta të kohës shtesë u mbyllën 1-1 dhe Anglia e gjeti golin që i kualifikoi në finale në minutën e 104, kur fituan një penallti.

Atë e humbi Harry Kane, por topi u rikthye sërish te ai dhe në tentimin e dytë nuk gaboi, për të shënuar për 2-1, gol që e kualifikoi Anglinë në finale.



Kështu, finalja mes Italisë dhe Anglisë do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

TË FUNDIT

TË FUNDIT