22.5 C
Mitrovice
E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kupchan: Lëvizjet e Kurtit po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Profesori i njohur amerikan dhe eksperti i politikës ndërkombëtare, Charles Kupchan, ka vlerësuar se veprime e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti mund të kenë cenuar përparimin e vendit në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Kupchan kritikoi qasjen e Kurtin karshi temave si dialogu me Serbinë dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

“Fakti që ai ka qenë në pushtet për kaq gjatë dhe ka rifituar zgjedhjet është shenjë e aftësive të tija politike. Me këtë që thash, mendoj që Kurti deri në një masë e tejzgjatur lojën nacionaliste”, tha Kupchan në Tëvë1.

Sipas tij, qasja e Qeverisë Kurti në çështje si emërimi i kryetarëve në veri, çështja e targave, vendimi për ndërrimin e monedhës dhe mungesa e përparimit në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kanë kontribuar në perceptimin e Kosovës si një nga pengesat për dialogun me Serbinë.

“Deri më tani, shumica mendonin se Serbia është problemi. Tani është krijuar ndjesia që edhe Kosova është pjesë e problemit”, u shpreh ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT