13.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kundërkorrupsioni del me paralajmërim për zyrtarët që s’e deklarojnë pasurinë

Agjencia Kundër Korrupsion ka njoftuar se kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit për deklarimin e pasurisë.

Nga AKK kanë njoftuar se obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur ende rreth 1426 zyrtarë publik.

E për ata që nuk e deklarojnë pasurinë Agjencia ka paralajmëruar veprime ligjore.


“Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës, obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur edhe rreth 1426 (29.93 %) zyrtarë publik.

Secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë , i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi.

Agjencia kundër Korrupsionit ka alokuar të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT