16.9 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kujtohet koha kur edhe Pacolli vizitoi veriun si president në vitin 2011

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë vizituar dje Mitrovicën e Veriut.

Megjithatë, një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërpresin vizitën, çka solli jo pak reagime.

Së fundmi në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një video ku tregon se si Behgjet Pacolli si president në shkurt të vitit 2011 kishte vizituar Veriun e Kosovës.

Në video shihet se si ai kishte ecur këmbë edhe në pjesën veriore të qytetit, është shprehur se për të ekziston vetëm një Mitrovicë.

Ai kishte premtuar se në mandatin e tij do të kthejë rendin dhe ligjin edhe në pjesën veriore të vendit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT