16.4 C
Mitrovice
E diel, 11 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Kujdes në këtë rrugë të Kosovës, ka shembje dhe mund të pësoni aksident fatal

Rruga Klinë-Gjakovë, konkretisht nga fshati Kramovik deri në Gjakovë ka shembje të rrugës në katër vende dhe po bëhet apel që shoferët të kenë kujdes në vozitje, sepse mund të jetë fatale, shkruan Gazeta Metro.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një anëtar ka bërë apel tek shoferët që të kenë kujdes derisa kalojnë në rrugën Klinë-Gjakovë, konkretisht nga fshati Kramovik deri në Gjakovë. Sipas tij rruga në këtë pjesë është shembur në 4 vende dhe për ata që nuk e njohin terrenin mund të shkaktojnë aksidente fatale. Ai tregon se mbrëmë një veturë me tabela të rajonit të Prishtinës, ishte duke shkaktuar një aksident në drejtim të tij, pasi që nuk e kishte njohur terrenin.

Komentues të shumtë kanë thënë se kjo rrugë që kalon nga Kramoviku, është vdekjeprurëse në rast se dikush që kalon andej nuk e njeh terrenin.

Ndryshe kjo rrugë është njëra ndër rrugët me qarkullimin më të madh dhe në të shkaktohen shumë aksidente. Në periudhën janar-tetor të këtij vitit, në aksidente trafiku në Kosovë kanë humbur jetën 92 persona. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT