Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar për zhvillimet e fundit në lidhje me Specialen dhe mos-garantimin e shtetit për mbrojtjen në liri të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Me anë të një shkrimi në Facebook, Kuçi ka thënë se Kurti e ka pushtetin teksa vetëm po arsyetohet për mos-veprimin e tij.
Sipas saj, për të ilustruar më së miri transformimin pro Speciales, ai në qeverisjen e parë e kishte vendosur si këshilltar Shkelzen Gashin.
“Kurti ka qenë përkohësisht me UÇK-në, kur i konvenoj elektoralisht. Në pushtet, po lëpin atë që e pështyu në Kuvend; po dorëzon në Gjykatë luftëtarët me dorën e tij”, ka shkruar Kuçi.
Më poshtë shkrimi i plotë i saj.





