Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka reaguar pas refuzimit nga ana e Kurtit që të ballafaqohet në debat me sfiduesin dhe rivalin politik nga PDK, Enver Hoxhaj, shkruan mitrovicasot.net
Kuçi këtë sjellje të Kurtit e ka cilësuar si instrument për poshtërimin e kundërshtarit. Tutje, ajo ka vlerësuar se cilësimi nga ana e Kurtit i këtyre zgjedhjeve si referendum ndërron kuptimin e zgjedhjeve.
Postimi i plotë i saj:
Arroganca e Kurtit sapo ka filluar. Ai ka instrument ndaj kundështarit poshtërimin. Dëshira për të qenë i pari dhe i pakrahasueshëm me tjerët dhe cilësimi i votës për të si vullnet absolut i popullit përmes “referendumit”, nderron kuptimin e zgjedhjeve. Mosballafaqimi në debate e ka këtë funksion. I pari nuk debaton, ai predikon.