13.7 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Kthehet shiu në Kosovë, ky pritet të jetë moti për sot e nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit.

Kjo do të kushtëzojë mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Sipas institutit, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT