18 C
Mitrovice
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kryeziu: Presidentja ka gabuar totalisht, kërkesa për pezullim është antikushtetuese

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese tha se Presidentja është dashur të veprojë më herët dhe se pjesërisht ka vepruar drejt, por edhe ka gabuar rëndë në një segment të kërkesës së saj.

Kryesiu komentoi në Këndi i Debatit” në Tëvë1. kërkesën e dorëzuar nga Presidentja Vjosa Osmani të martën në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë e kam përmend edhe më herët dhe ia kam thënë vetë Presidentes, madje në emisionin tuaj, se në momentin që shpallet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ajo duhet menjëherë të dorëzojë një kërkesë për sqarim – për të ditur çfarë ndodh pas afatit 30-ditor,” tha Kryeziu.

Ai vlerësoi se pjesa e parë e kërkesës, që ka të bëjë me interpretimin e afatit dhe pasojave kushtetuese, është legjitime dhe e qëlluar, por shprehu kundërshtim të fuqishëm ndaj kërkesës për masë të përkohshme.

“Sa i përket kërkesës së dytë për pezullim, Presidentja ka gabuar totalisht. Gjykata Kushtetuese nuk merr masa të përkohshme për vendimet e veta – sepse kjo do të nënkuptonte një demolim të aktgjykimeve që vetë i ka marrë,” theksoi ai.

Kryeziu shtoi se Presidentja ka vepruar me vonesë të konsiderueshme, pasi është ditur paraprakisht që më 26 korrik përfundon mandati i Kuvendit.

“Ajo ka vonuar shumë. Ka qenë e njohur se më 26 korrik përfundon mandati i Parlamentit. Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligj, dhe ligji pastaj sjell pasoja: e para, është masa kushtetuese – që nënkupton marrjen ose heqjen e mandatit; dhe e dyta, është masa penale, sepse cenimi i rendit kushtetues mund të përbëjë vepër penale që rrezikon demokracinë dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës,” përfundoi Kryeziu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT