21.7 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Kryeshefi i Trepçës tregon kur do të dalin pagat e minatorëve

Pagat e minatorëve të Trepçës për muajin korrik do të ekzekutohen të hënën. Kjo, falë subvencioneve të ndara nga Ministria e Ekonomisë për punëtorët e Ndërmarrjes Trepça Sh. A.

Këtë e ka konfirmuar për KP, Enis Abdurrahmani, u.d. kryeshef ekzekutiv i Trepçës.

Sipas tij, ndërmarrja Trepça në gjysmën e parë të këtij viti është ballafaquar me krizë të rënies së çmimeve të metaleve në bursë, si dhe me rënien e produktivitetit.

Por, përkundër kësaj, shtoi ai, Trepça i ka ekzekutuar pagat e punëtorëve në tërësi falë subvencioneve të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Abdurrahmani tha se ndërmarrja gjatë muajve të kaluar i është nënshtruar ristrukturimit dhe sistematizimit në të gjitha njësitë biznesore të saj, ku rezultatet do të duken muajt në vijim.

Ai ka përmendur edhe miratimin e rregullores për pagat, e cila kompenson punëtorët në përpjesëtim me realizimin e planit të produktivitetit, prodhimit dhe të hyrave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT