Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, shkruan Mitrovica SOT.
“Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008”, thuhet ndër tjerash në letrën e Truss dërguar Kurtit.
Gjithashtu në letrën e saj ajo shkruan se “Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi”.
Letra e plotë e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss:
I dashur Kryeministër,
Ju falemnderit për letrën tuaj të 6 shtatorit dhe fjalët tuaja të mira për emërimin tim.
Gjithashtu do të doja t’iu falënderoja për ngushëllimet tuaja publike pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerës Mbretëreshës Elizabetë II. Ajo ka qenë një prani e vazhdueshme dhe e qëndrueshme në jetën e vendit tonë për më shumë se shtatë dekada, dhe ishte jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj detyrës dhe promovimit të marrëdhënieve globale të Mbretërisë së Bashkuar.
Ishte kënaqësi që u takova me ju dy herë gjatë këtij viti kur isha Sekretare e Jashtme.
Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi. Falemnderit gjithashtu për dënimin nga ana e Kosovës dhe zbatimin e shpejtë të sanksioneve si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të vështirë të ardhshëm dhe të reagojnë me hapa të duhur ndaj agresionit rus.
Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjell Kosovën me interes të madh gjersa ecni përpara me procesin tuaj të reformës.