11.4 C
Mitrovice
E premte, 31 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Kryeministri Kurti në konferencë për media, flet për propozimin franko-gjerman

Kryeministri Albin Kurti teksa sot përmes një konference për media tha se duhet qenë optimist për viza pasiqë kushtet janë kryer.

“Kosova i ka plotësur 95 kritere. Nuk besoj që duhet të përgatitemi për skenare negative dhe nuk besoj që ka arsye e as logjikë e as plane për kushte të reja. Kushtet janë kryer dhe ne me optimizëm shikojmë përpara.’’

“Nuk ka propozim franko- gjerman për marrëveshje përfundimtare.’’

“Ka diskutime opsione e ide, teste e sporva por s’kemi diçka të ngurtësuar që mund ta prezantojmë në një formë përfundimtare. Dialogu vazhdon,diskutimet. Jam optimist edhe aty. Unë besoj se edhe BE e ka kuptuar se kush është në anën e drejtë’’, shtoi ai.


Kurti po ashtu ka thënë se kanë filluar përgatitjet për ta dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si hap i parë dhe me synim të marrjes së statusit si vend kandidat.

Ai tha se Kosova është vend evropian, me vlera e orientim evropian, ka 6 vjet që zbatohet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, e që sipas tij, e bën të besoj që Kosova ka përmbushur çdo kriter teknik për të fituar statusin e vendit kandidat.

Tutje, i pari i qeverisë tha se Kosova është rreshtuar menjëherë krah Perëndimit më sanksionet kundër Rusisë që sipas tij, para se të jetë linjëzim me politikën e jashtme të BE-së, është orientim demokratik i Kosovës.


“Sivjet e kemi intensifikuar angazhimin sa i përket liberalizimit të vizave. Më 12 gusht, para saktësisht 2 muajve, i kemi dorëzuar një raport të detajuar KE-së për progresin tonë në sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit si dhe menaxhimin e migrimit”, është shprehur Kurit.

Ai tha se këto arritje janë konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian dhe janë mirëpritur nga të gjitha vendet anëtare të këshillit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT