16.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Kryeministri Kurti me fotografi demanton thashethemet për raportin me Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në Bruksel, ku është takuar me krerët e Ballkanit Perëndimor, ka dhënë detaje të reja.

Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka pasur takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.



Ai po ashtu tha se është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, pa protokoll e para darkës.

Kurti tha se me Ramën kanë diskutuar miqësisht mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona.

Me këtë, Kurti ka hedhur poshtë spekulimet lidhur me raportet e tij dhe Edi Ramës.

Ndryshe, mbrëmë është përfolur se se kryeministrat e dy vendeve, Kosovës dhe respektivisht, Shqipërisë, nuk janë takuar mes veti në Bruksel.



“Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”, shkroi Kurti në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT