6 C
Mitrovice
E enjte, 5 Mars, 2026

Kryeministri Kurti flet për hambarët bosh të grurit, tregon pse u rrit çmimi i bukës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qe dy herë që bëhet kryeministër i gjen të zbrazëta rezervat shtetërore.

Ai në një tubim në Gjilan tha se rezervat shtetërore kanë funksionin e imunizimit të Qeverisë.

“Unë qe dy herë jam kryeministër e qe dy herë rezervat shtetërore janë të zbrazëta. Shtet pa rezerva. Rezervat shtetërore në njërën anë mundësojnë blerjen e prodhimit bujqësor ndërkaq në anën tjetër na mbrojnë nga ndryshimet e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Ta zëmë kur ndryshon çmimi i miellit në bursat ndërkombëtare, kur e ke grurin në hambarët e rezervave shtetërore nuk ndryshon çmimi i bukës te ti.”, shtoi ai.



I pari i Qeverisë ka kritikuar qeveritë e mëhershme për atë cka kanë bërë me rezervat shtetërore.

“A dinë si i bie kjo çfarë kanë bërë qeveritë e mëhershme, është sikur me shti dru në koftor e nuk ki dritare hiç. Paramendone këtë situatë, ti djeg dru, por temperatura që është jashtë të hyn brenda menjëherë, se nuk ki dritare. E shteti është shtëpia e popullit, duhet me ja qitë dritaret. Në kuptimin ekonomik, rezervat shtetërore e kanë funksionin e imunizimit të ekonomisë”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT