Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot nga ora 12:00 pritet që t’i komunikojë për qytetarët masat e reja kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.
Pavarësisht se po kundërshtohet nga bizneset dhe ende nuk ka një pako për rimëkëmbje, kryeministri Hoti ka vendosur që të fut vendin në izolim. Masat e reja do të prekin më së shumti sektorin e gastronomisë, pasi që pritet të ketë kufizim të veprimit.
“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mban konferencë për medie, lidhur me masat e reja anti-Covid 19. (Ndërtesa e Qeverisë), ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dje tha se shkollat nuk do të mbyllen, por qendrat tregtare./gazetametro.net