-5.6 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Kryeministri Hoti dhe koordinatorja e OKB-së nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, nënshkruan sot Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025, midis Republikës së Kosovës dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë.

“Këtë bashkëpunim të mirë po e thellojmë duke u përqendruar në fushat prioritare, si: qeverisje të përgjegjshme; shërbime dhe politika shoqërore gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese; zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; kohezioni social dhe barazia gjinore, fuqizimi dhe angazhimi i shoqërisë civile”, theksoi Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti, po ashtu vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Qeverisë dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë, në luftën kundër Covid-19.

TË FUNDIT

TË FUNDIT