9.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kryeministri e vizitoi Rezidencën e Rugovës, Selmanaj: Pafytyrësia e Kurtit, dikur e quante “kolaboracionist“, thoshte i ka bërë dëm të madh Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizituan sot Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova, për të parë nga afër punimet që po bëhen drejt finalizimit të ndërhyrjeve restauruese.

E këtij takimi i ka reaguar pak më parë deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj.

Ai këtë takim e ka cilësuar si ”pafytyrësi të kryeministrit”.

Madje, tha se atje i pari vendit ishte veçse për qëllime elektorale.

E nuk e la pa e përmendur siç ai tha një deklarim të disa viteve më herët të Kurtit, ku sipas tij ky i fundit e kishte quajtur asokohe Rugovën “Kolaboracionist”.

“Paftyrësia e Albin Kurtit! Albin Kurti, dikur Presidentin Rugova e quante “Kolaboracionist”, thoshte se “Rugova dhe Rugovizmi i kanë bë dëm të madh politik Kosovës”. Ndërsa sot, për qëllime krejtësisht elektorale pa fije turpi shkon në rezidencën e tij dhe e quan “figurë qendrore të historisë moderne të Kosovës”. Çfarë ndodhi tash?! Si u transformua një “kolaboracionist” në “figurë historike”? E vërteta është se këso qasjesh dhe ndrrime kaq radikale të qëndrimeve, bëjnë vetëm politikanët hipokrit, perfid, mashtrues dhe pa fije dinjiteti. Pavarësisht qëndrimeve të tilla të politikanëve manipulant, Presidenti Rugova është dhe do mbetet figura më e madhe kombëtare që ideoi, projektoj dhe krijoj projektin e pavarësisë së Kosovës. Më poshtë i keni faktet se çfarë mendonte dikur ky mashtrues për Presidentin e papërsëritshëm Dr. Rugova!”, shkroi Selmanaj./Lajmi.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT