5.3 C
Mitrovice
E diel, 13 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Kryediplomati i Sudanit – Osmanit: Vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur

Republika e Sudanit e ka njohur Republikën e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit me kryediplomatin e këtij shteti në kuadër të Forumit Diplomatik në Turqi.

Osmani tha se kjo nuk është vetëm njohje e pavarësisë sonë, por është po ashtu njohje për luftën tonë të gjatë që të jemi të lirë të jemi të pavarur e sovran.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, ka thënë se mezi pret thellimin e raporteve ndërshtetërore tek ka ftuar Osmanin për vizitë në Sudan.

“Jam i nderuar dhe i privilegjuar që jam dërguar nga presidenti im këtë pasdite, dhe pas takimit me presidentin Rexhep Taip Erdogan, që ishte një rrugë e mirë dhe ogur i mirë për këtë takim që e kemi këtu në Turqi. Dhe që ne vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur. Në emër të popullit paqedashës të Sudanit, ne e njohim vendin tuaj”, ka thënë ministri i Jashtëm i Sudanit, Youssef.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1911100126338167235

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT