7.5 C
Mitrovice
E diel, 8 Shkurt, 2026

Kryediplomati gjerman premton se BE do të mbajë premtimin e liberalizmit të vizave për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, që po udhëheq konferencën e Procesit të Berlinit me pjesëmarrës homologët e shteteve të Ballkanit Perëndimor theksoi se Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë jo që vetëm do të rriste stabilitetin rajonal por do t’i hapte perspektivën e dy vendeve për anëtarësim në BE.

Kjo deklaratë ka nxitur publikun serb të reagoj me zemërim pasi ministri gjerman e përmendi si shtet Kosovën, thuajse qenka diçka e re kjo për Gjermaninë që e ka njohur pavarësinë që në fillim.

Konferenca mbahet përmes video linkut të cilën Maas e nisi duke shprehur mbështetjen e plotë për përpjekjet e shefit të diplomacisë së BE’së, Josep Borrel, dhe të dërguarit të tij për dialogun Miroslav Lajcak.



“Të gjithë popujt e Europës kanën barrën e historisë, por historia nuk duhet të jetë pengesë në krijimin e e të ardhmes së përbashkët” tha Maas.

Ai ju kthye edhe çështjes për të cilën është krijuar Procesi i Berlinit, rrugëtimin e shteteve ballkanike drejt Bashkimit Europia, nismë kjo e Kancelares së gjermane Angela Merkel për koordinim me këto shtete. Gjermania ende angazhohet tërësisht për këtë synim tha Maas dhe shtoi edhe një autokritikë për BE’në.

“Atëherë kur ata të kryejnë punën e tyre, ne duhet të kryejmë pjesën tonë, kjo në të ardhmen duhet të jetë qasja jonë për zgjerimin e BE’së” ka thënë Maas.



Ai shtoi se shtetet e rajonit duhet të forcojnë sundimin e ligjit, të luftojnë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të punojnë në mbrojtjen e lirisë së medias dhe krijojnë hapësirë ku demokracia mund të zhvillohet.

Maas shtoi se në anën tjetër BE’ja duhet të qëndroj prapa zotimeve të tyre. Këtu e përmendi Maqedoninë e Veriiut dhe Shqipërinë, duke theksuar se shtetet kanë arritur përparim të qëndrueshëm në reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e shtoi edhe marrëveshjen e Prespës që Shkupi arriti me Athinën.

“Për këtë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin tani” porositi ai.

Po ashtu tha në këtë kontekst se BE’ja duhet më në fund të përmbush zotimin e tyre për liberalizimin e vizave për Kosovën. Qëndrim ky i përsëritur me vite nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian pas refuzimit të përsëritur të Këshillit Europian.



Javën e kaluar zyrtarja e Holandës kishte përsëritur refuzimin e tyre për liberalizim të vizave, duke u thirrur në luftimin e pamjaftueshëm të korrupsionit. Franca nuk ka dhënë shenja se ka ndërmend të ndryshoj qëndrim për këtë çështje./gazetametro

TË FUNDIT

TË FUNDIT