16.1 C
Mitrovice
E diel, 28 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

KRU “Mitrovica” heq reduktimet e ujit, por kërkon që ai të mos pihet deri në njoftimin e IKShPK-së

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë për qytetet e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt është rikthyer në normalitet pas stabilizimit të kanalit “Ibër-Lepenc”.

Si rezultat, kufizimet e vendosura ditë më parë janë hequr.

Megjithatë, kompania ka apeluar që uji të mos përdoret për pije deri në publikimin e raportit përfundimtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

“Uji të përdoret vetëm për higjienë, deri në një njoftim tjetër,” thuhet në komunikatën e KRU “Mitrovica”, në një postim në Facebook.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT