17.1 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Kroacia, sikurse Kosova, viktimë e Francës e Holandës: I dalin kundër që të bëhet pjesë e “Schengen”-it

Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian dhe Komisionerja për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson informuan Këshillin që Kroacia i ka plotësuar kushtet e procedurës së vlerësimit të Schengen-it.

Kjo procedurë ka nisur në qershor të vitit 2015 dhe ka përfunduar në maj të 2019, u shpreh ministrja në një konferencë për mediat.

Në fakt, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria, ndonëse vende anëtare të BE-së, nuk janë pjesë e zonës Schengen, për shkak se Franca dhe Holanda gjatë dy viteve të fundit kanë qenë kundër këtij aderimi.



Ndërkaq, Bullgaria, ka vendosur që të mos i bashkohet zonës Schengen edhe për shkak të frikës së vërshimit të emigrantëve në kufijtë e tyre. Por ndërkohë, Kroacia, ndonëse ka plotësuar 281 rekomandimet e zonës Schengen, ku 145 prej tyre i përkasin kontrollit të jashtëm të kufijve, akoma i nevojitet një vendim politik i Këshillit të Bashkimit Evropian për t’u pranuar.

Procedura e Kroacisë për t’u bërë pjesë e zonës Schengen është vlerësuar si një asnjë shtet më parë dhe ka zgjatur më shumë kohë.



Megjithatë, ajo që ka munguar, ashtu si në rastin e integrimit Evropian të Shqipërisë, është miratimi politik i shteteve më skeptike të Këshillit, të tilla si Franca apo dhe Holanda.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT