8.2 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës

Në mbledhjen e së enjtes të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, është paraqitur propozim vendimi për fillimin e procedurave për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq ka paraqitur propozim-vendimin. Ai tha se qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe lehtësimit të trafikut rrugor në territorin kombëtar të palëve.

“Është një Marrëveshje, qëllimi i së cilës është përmirësimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe lehtësimit të trafikut rrugor në territorin kombëtar të palëve. Republika e Kosovës tashmë e ka lidhur një marrëveshje të tillë me disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Bisedimet dhe negociatat janë duke u zhvilluar për përfundimin e një marrëveshjeje të ngjashme me disa shtete të tjera anëtare”, tha ministri Bozhinoviq, duke shtuar se miratimi i Vendimit do të mundësojë fillimin e negociatave për draft Marrëveshjen.

“Drafti i Marrëveshjes së lartpërmendur përcakton procedurën e njohjes dhe zëvendësimit, si dhe mënyrën e kontrollit të vlefshmërisë dhe besueshmërisë së patentë shoferëve, dhe pas përfundimit të negociatave, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i dorëzojë Qeverisë një raport për negociatat dhe rezultatin e tyre. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje nuk do të kërkojë mjete shtesë financiare nga Buxheti i Shtetit”, përfundoi ministri Bozhinoviq.

Qeveria e Republikës së Kroacisë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka miratuar vendimin për fillimin e procedurës për lidhjen e Marrëveshjes në fjalë. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT