Wednesday, October 27, 2021
TJERA

Kriza klimatike bën që kafshët të evoluuojnë dhe të ndryshojnë formën

Një rezultat tjetër i krizës globale të klimës, i cili është një nga problemet më të mëdha në botë, është shfaqur.

Ngrohja e motit ka bërë që kafshët të ndryshojnë formën për të përballuar nxehtësinë.

Sipas rezultateve të një studimi të botuar në Trends in Ecology & Evolution, ndërsa klima bëhet më e ngrohtë, shumë kafshë me gjak të ngrohtë evoluojnë për të pasur sqepë, veshë dhe këmbë më të mëdhenj për të rregulluar më mirë temperaturën e trupit të tyre.

Në klimat e nxehta, sqepat e shpendëve dhe veshët e gjitarëve janë zakonisht më të mëdhenj për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt të trupit.

Ekologia Sara Ryding, thotë:

Kur diskutojmë ndryshimet klimatike, ne shpesh pyesim: ‘A mund ta kapërcejnë njerëzit atë?’ ose ‘çfarë teknologjie mund ta zgjidhë këtë? Tani është koha që ne të kuptojmë se edhe kafshët duhet të përshtaten me këto ndryshime. Në përgjithësi, kjo ndodh në një kohë shumë më të shkurtër sesa duhet për evolucion. Ndryshimi i klimës që kemi krijuar po u bën presion të madh atyre. Disa specie do të përshtaten me të, ndërsa të tjerët fatkeqësisht jo.”



Për të gjetur dëshmi se ndryshimi i klimës mund të shkaktojë ndryshime, Ryding dhe kolegët e saj studiuan ndryshimet e formës në një shumëllojshmëri të gjerë të llojeve, nga macet dhe lakuriqët kinezë tek derrat dhe lepujt.

Ekipi vuri në dukje se ndryshimet ndodhën në rajone shumë të ndryshme gjeografike dhe në një shumëllojshmëri të gjerë të specieve, dhe se asnjë shkak i mundshëm i përbashkët nuk mund të gjendet përveç ndryshimit të klimës.

Sipas Dailymail, studiuesit deklaruan se modeli më i dukshëm i ndryshimit të formës u zbulua tek zogjtë.

Për shembull, llojet e papagallëve australianë kanë shfaqur një rritje mesatare në madhësinë e sqepit prej 4-10 përqind që nga viti 1871.

Kjo rritje duket se lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në temperaturën mesatare të verës çdo vit.

“Rritjet në madhësinë që kemi parë deri më tani janë mjaft të vogla, më pak se 10 përqind, kështu që ndryshimet nuk ka gjasa të jenë menjëherë të dukshme. Megjithatë, shtojcat e spikatura si veshët parashikohet të vazhdojnë të rriten’ tha Ryding.



“Thjesht do të thotë se ata kanë evoluar për të mbijetuar. Por ne nuk jemi të sigurt se cilat janë pasojat e tjera ekologjike të këtyre ndryshimeve ose nëse të gjitha speciet mund të ndryshojnë dhe mbijetojnë”, paralajmëroi gjithashtu Ryding.