Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për arrestimin e ish pjesëtarit të Njësisë Speciale nga autoritetet serbe, Arbnor Spahiu.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.
Kurti ka thënë se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nuk duhet të normalizohet.
“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.”