13.7 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

“Kriset” raporti mes Robertit dhe Norës, ish çifti merr vendimin e papritur

Vetëm pak ditë pasi Robert Berisha konfirmoi se është në një lidhje, është vënë re një lëvizje nga ana e tij dhe e Nora Istrefit në rrjete sociale. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”.

Nuk mund të thuhet me siguri se fshirja nga Instagrami lidhet me zyrtarizimin e lidhjes.


Mirëpo, nuk është dhe koincidencë që kjo vjen pak ditë pasi Roberti pranoi publikisht se është i dashuruar.

Pas ndarjes, Roberti dhe Nora kishin treguar se mbanin një raport të mirë për hir të vajzës së tyre dhe madje e kanë përkrahur njëri-tjetrin me projektet e reja muzikore.

Kujtojmë që Roberti pranoi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Laureta. Sipas burimeve, Roberti dhe Laureta Maqedonci janë parë së bashku në Prishtinë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT