Nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi ka thënë se Vjosa Osmani ka ngritur karrierën duke u marrë me dy figurat kryesore politike në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Krasniqi ka thënë se Osmani po t’i hiqen Thaçi dhe Osmani ajo mbetet pa oksigjen dhe s’ka me kë të merret, madje mbet edhe pa vëmendje në skenën politike.
“Vjosa Osmanit hiqja Hashim Thaçin në njërën anë dhe njërën anë Isa Mustafën ajo mbet pa oksigjen, duhet me furnizu me oksigjen, s’ka me çka merret pastaj, mbetet pa vëmendje në skenën politike”, tha Krasniqi në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Metro.
Krasniqi tha se kjo kjo ngritje e Osmanit është bërë duke u marr me Thaçin e Mustafën.
Kujtojmë se Vjosa Osmani shquhet si kritike e madhe e Presidentit Hashim Thaçit dhe shefit të saj, Isa Mustafës.//gazetametro.net




