15.1 C
Mitrovice
E diel, 24 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Krasniqi vazhdon përplasjen me VV-në: A keni diçka të thoni për kandidatët anti-UÇK, radikalët islamikë…

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka replikuar me kandidatën e VV-së për deputete, Tinka Kurti, pas reagimit që kjo e fundit i bëri aksionit të PSD-së.

Krasniqi nëpërmjet postimit në facebook, ka shtruar një sërë pyetjes për Kurtin, pyetje këto që kanë të bëjnë me listën e VV-së për zgjedhjet e 14-shkurtit.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

A ka diçka me thënë Tinka Kurti për kosovocentristët anti-LPK dhe anti-UÇK në listën e Albin Kurtit?- A ka diçka me thënë Tinka për islamistët radikalë brenda asaj liste?- A ka ndonjë koment Tinka Kurti për të djathtët neoliberalë në listën e VV-së?- A ka ndonjë koment Tinka për keqpërdorimin e turpshëm që i bëhet Astrit Deharit nga po kjo listë?-

A ka mendim Tinka për faktin që gratë në listën e Albin Kurtit përdoren si simbolikë dhe marrin pjesë si GRA TË BURRAVE të tyre, vetëm kur këta mungojnë?Se për komente të lodhëta pa përmbajtje e jo-kreative, e di që ka boll. Ashtu siç VV-ja sot ka vetëm përqeshje e arrogancë, por jo kundër-argumente.

TË FUNDIT

TË FUNDIT